Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjetit, ndërsa makina është djegur në pjesën e përparme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e flakëve.