Një shtëpi ka marrë flakë në Durrës mëngjesin e sotëm. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihen shkaqet e zjarrit.
“Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit”, thotë policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Komento