Një shtëpi dykatëshe ka marrë flakë në lagjen Gerhot të Gjirokastrës.

Zjarri ka nisur në kuzhinë në katin e dytë dhe është përhapur në të gjithë banesën.

Në vendngjarje është thirrur menjëherë zjarrfikësja, ku është ndërhyrë në shuarjen e flakëve si edhe policia e cila po heton shkaqet e zjarrit.

Nga zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale.