VLORË- Një traileri i është vënë flaka qëllimisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35 në fshatin Tragjas të Vlorës.
Mësohet se mjeti me targa FR8376C është në pronësi të A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas, teksa nuk dihen ende shkaqet. report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet që traileri është djegur pjesërish.
“Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht traileri i markës “Man”, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas. Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.