Një banesë ka marrë flakë në lagjen "Partizani" të Vlorës. Si pasojë e flakëve raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.
Në një prononcim për mediat e zonja e shtëpisë thotë se banesën e ka djegur djali i saj i cili është i alkoolizuar. 59-vjeçarja me iniciale D.M tregon se edhe është rrahur nga i biri, ndërkohë që bën apel për ndihmë pasi nuk ka të ardhura që të blejë orenditë që i janë shkrumbuar. Ajo jetonte e vetme pasi burri i është ndarë nga jeta në mënyrë tragjikë pasi ishte vetëvarur.
'U fut djali brenda e bëri proçkën. Kisha divane, orendi të gjitha janë djegur. 69 mijë lek pension marr nuk kam lekë për bukë. Jam edhe me ilaçe. Unë nga frika, se burri u vetvar nga depresioni pak kohë më parë, shkova tek djali, por ky pinte dhe unë nuk e duroja dot më dhe më tha ik. Mora rrobat erdha në shtëpi. Ai para ca ditësh erdhi më rrahu, bëri muhabet qetë e pastaj më qëlloi. Djali pi alkool.'- tha ajo.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.