Merr fund bojkoti, negociatorët
PS-PD-LSI firmosin rezolutën e PE

Merr fund bojkoti, negociatorët<br />PS-PD-LSI firmosin rezolutën e PE
TIRANE - Pas tre raundesh të gjata bisedimesh, mazhoranca dhe opozita ranë dakord në mesnatë të firmosin draft-rezolutën e përbashkët të hartuar nga eurodeputët Kukan dhe Fleckenstein, duke shënuar zgjidhjen e ngërçit politik prej mëse 6 muajsh dhe thyerjen e bojkotit të opozitës.

Bisedimet maratonë të deputetëve të majtë e të djathtë për thyrjen e bojkotit
Në raundin e tretë të takimeve mes negociatorëve, Taulant Balla e Petrit Vasili nga mazhoranca, dhe Genc Pollo e Oerd Bylykbashi nga opozita, palët më në fund rreth orës 23:40 vunë firmat në draf-marrëveshjen e eurodeputetëve. Por deri në këtë pikë, Partisë Demokratike iu desh të tërhiqej nga 1 ndryshim që kërkoi t’i shtohej këtij drafti, gjatë pasdites së të martës, ndersa u pranua ndryshimi tjeter i kerkuar prej saj qe nismat ligjore per dekriminalizimine  Kuvendit te jene gati brenda 6 muajve te pare te 2015-es. Ishin këto kërkesa, që sollën dhe dështimin e dy raundeve të para të bisedimeve mes deputetëve të majtë e të djathtë, bisedime që nisën prej orës 15:00 të së martës.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)