'Vuloset' historia e ‘Hakmarrja për Drejtësi’ pas 27 vitesh, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë! Mbetet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi

Historia e akuzave për një organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’ duket se është vulosur përfundimisht nga një vendim i djeshëm i Gjykatës së Lartë. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te  rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm. Vendimi u shqyrtua  këtë të  martë,  ku trupi gjykues  vendosi  mospranim  të rekursit të bërë nga prokuroria e krimeve të renda , e cila kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë. Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, kur të pandehurit u liruan nga akuzat të gjithë anëtarët e kësaj bande të dënuar nga të gjitha shkallët e tjera të gjykimit.

Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur  afro tre dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces. Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por Prokuroria e aso kohe pretendoi se ishte krijuar në 1992 në qytetin e Durrësit. Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991. Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasje, vjedhje bankash deri edhe rrëmbime. Krimet më të rënda për të cilat akuzohen pjesëtarët e kësaj bande janë vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” si edhe ekzekutimi në qendër të Tiranës të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Vendimi i Apelit

Në shkurt 2016 Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda i rrëzoi të gjitha këto akuza, duke dhënë me vendim të formës së prerë pafajësi dhe lirim nga çdo akuzë për të gjithë të pandehurit. Sipas Gjykatës, provat kryesore të paraqitura në proces ose ishin absolutisht të papërdorshme, ose ishin marrë në formën e gabuar ligjore e procedurale, çka i bënte ato të pavlefshme. Prokuroria ishte kundër vendimmarrjes në Gjykatën e Apelit dhe kërkoi në atë seancë që dosja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë për një rishqyrtim të plotë gjyqësor. “Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda të datës 1.07.2008”, u lexua vendimi i shkurtuar, i cili deklaroi të pafajshëm të gjithë të pandehurit e dosjes. Në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë të caktuara në mungesë ndaj të pandehurve, si dhe lirimin e dy të pandehurve që ndodhen në qeli, Gentian Çaka dhe Dritan Hate.Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda u dha më 13 shkurt 2017 dhe menjëherë KLD-ja deklaroi nisjen e një hetimi për këtë rast.

AKUZAT
-Për vjedhjen e degës së Bankës së Kursimeve, Tiranë, më datë 29.01.1993, në shumën rreth 30 (tridhjetë) milion lek në valutë të ndryshme.
-Për vjedhjen me pasojë vdekjen në dëm të shtetasit Sami Jata, më datë 15.12.1993, të ndodhur në Tiranë.
-Për vjedhjen me dhunë më datë 12.08.1994 të pikës së karburantit “Shkumbini petrol”. 
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 12.10.1994, të një shumë prej 53.000 (pesëdhjetë e tre mijë) USD në dëm të firmës së shitjes së karburanteve “Iap”, tiranë
-Për vjedhjen me armë, më datë 07.12.1994, të një shume prej 3500 (tremijë e pesëqind) usd, në dëm të firmës private të shitjes së karburanteve “IAP”, Tiranë, si dhe për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Eduart Trimi. 
-Për vjedhjen e firmës Gjallica, Vlorë me pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi, më datë 13.12.1994, në shumën prej 2.4 (dy pikë katër) milion lekë.
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 14.01.1995 të një shumë prej 576.377 (pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, në dëm të argjendarisë “Agron”.
-Për vjedhjen e degës së Bankës së Kursimeve, Vlorë, më datë 20.01.1995, në shumën rreth 2.539.500 (dy milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e pesëqind) lekë
 -Për vjedhjen me armë, të shumës prej 155.061 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëdhjetë e një) lekë më datë 21.02.1995, në degën INSIG tiranë 
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 03.03.1995, në dëm të ndërmarrjes së lëndës djegëse tiranë, të një shumë prej rreth 430.000 (katërqind e tridhjetë mijë) lekë
-Për vjedhjen me pasojë vdekjen e shtetasit Pirro Konini, më datë 12.04.1995, në shumën, rreth 18 (tetëmbëdhjetë) milion lekë. 
-Për vjedhjen me dhunë, të shumës prej 941.000 (nëntëqind e dyzet e një mijë) lekë më datë 15.06.1995, në dëm të firmës “Albfoam” në tiranë.
 -Për rrëmbimin e mbajtjen peng në rrethana lehtësuese në dëm të fëmijës Erion Nushi, të ndodhur në Riranë, më datë 31.10.1995, për të fituar shumën 200.000 (dyqind mijë) USD
-Për vjedhjen me armë të ish filialit të firmës VEFA, Vlorë më datë 12.01.1996, në shumën 145.000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) usd. 
-Për shpërthimin e një sasie tritoli pranë ish Supermaketit Vefa, në Tiranë, datë 26.02.1996.
 -Për vjedhjen me armë të degës së bankës kombëtare Vlorë, në shumën rreth 2.170.000 (dy milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, datë 18.04.1996. 
-Për vrasje për shkak të detyrës së shtetasit Bujar Xhevdet Kaloshi, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve më datë 26.07.1996.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Shfajësimi i grupit ‘Hakmarrja për Drejtësi’, reagon Rithemelimi: Vendim alarmant! Anëtarët e bandës, mund të kthehen te rrugët e vjetra të terrorit

Rithemelimi e ka konsideruar si alarmant vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë që rrëzoi rekursin e prokurorisë duke shpallur të pafajshëm anëtarët e organizatës ‘Hakmarrja për drejtësi’.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se vendimi i sotëm është një zhvillim ogurzi që tregon shumë për drejtësinë në vend.

"Ky është një zhvillim ogurkeq, që hedh dritë mbi reformën në drejtësi dhe integritetin e saj, por më shumë dhe më dhimbshëm se kaq, mbi sigurinë publike, rendin kushtetues dhe garancinë e jetës dhe biznesit. Pa harruar më të rëndësishmen: inkriminimin e politikës, shuarjen e asaj vije të hollë që ndan krimin nga politika, mungesa e së cilës ka prodhuar ato vende që njihen si ‘republika bananesh’ apo oligarki politike alla-Putin”-tha Garo.

Mes të tjerash, Garo akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke aluduar se ky i fundit mund të ketë ndërhyrë për shfajësimin e 10 anëtarëve të bandës që ajo e cilësoi si ndër më të rrezikshmen në historinë e vendit.

“Hakmarrja për Drejtësi ka qenë kundërshtar i rreptë i shtetit sa herë në Shqipëri ka pasur një të tille, dhe mik i pushtetit sa herë ky ka kapur shtetin, siç ndodh në erën që mban erë të Edi Ramës.

Për publikun, një apel: mos u gënjeni se krimi i organizuar, meqë ka veshur kostum të shtrenjtë, nuk kthehet te rrugët e vjetra të terrorit!  Siç thotë populli: ujku ndërron qimen, por nuk e harron zakonin! Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të renda.

Kjo organizatë kriminale, më e madhja në vend në vitet 1992-1996, është përgjegjëse për një sërë veprash kriminale për të cilat u dhanë edhe dënime të përjetshme”-tha zëdhënësja e Rithemelimit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedhard: 09/04/2024 23:18

    Shoh qe njerzit tregojne histories e senility,kur ishte 15 vjec apo 17,s'ka rendesi,nuk kam dijeni por ama e di me siguri 100%,qe per nje krim te bujshem,per te cilin u akuzuan,nuk jane fajtor por ja u futen me prova te sajuara apostafat. Llogjika me thote qe kur te duhen prova te sajuara,qofte edhe vetem per nje rast edhe kusuri I provave te tjera esht I manipulate. Une si njoh dhe nuk e di cfare Kane bere ose s'kane bere gjate jetes se tyre ama te te vene ne kurriz ca gjera monstruoze qe ti s'i ke bere, esht dicka aq e rende qe vec aji qe e vuan mund ta thote. Kalvar qe zgjati pa fund si shume te tjereve qe gjate 45 viteve diktature,ju ngecen, akuzuan,denuan e masakruan ne baze absurditetesh te sajuara, qe kur I degjon sot habitesh (si ai I shkreti qe do digjte kombinatin tekstil ne Berat,me nje kuti shkrepse dhe nje ark druri te thyer. Te shkretin e pushkatuan si armik te rrezikshem.(te shohesh pjese nga gjyqi te qash e te qeshesh

    Përgjigju
  • Visi: 25/02/2023 14:13

    Jane organizata me e strukturuar ne shqiperi...por Jane njerezit me te pabese ne shqiperi...Ne moshe te vogel Orik shyti dhe Leart shyti perdhunuan gruan e mikut te shtepise ... Ne moshe 15 vjecare me armen e Aredin Shytit qellojne rende Denis Ginen...probleme ku i ATI i tyre Aredin Shyti i mbyllte me gramoz rucin skender gjinushin dhe me familjen hoxha....Mbasi formojne grupin ku e nisin me te shitur armet qe vidhnin ne repartet ushtarake ku kryenin sherbim...Krimet e tyre te para Jane me vrasjen e nje femije qe nuk eshte gjetur kurre trupi i tij dhe familja nuk guxoi te bente kallezim...me vone nisin grabitjet vrasjet terrori ne qytetin e lushnjes ne qytetin e vlores...vrasje ne durres ku kane ngelur pa' autore dhe te pazbuluara...vrasje ne vlore ku Jane te akuzuar por shteti i Ka lene ne heshtje...gjobevenie por heshtje...Resultati organizate terroriste e Dale nga sigurimi i shtetit...Mbeshtetje politike nga fatos nano edi rama gramoz ruci skender gjinushi ilir metà .nuk mjafton kaq lidhje qe te dalin te pafajshem.....Dhe nje here ne Shqiperine tone te dashur fiton krimi...

    Përgjigju
  • LORA: 22/02/2023 17:37

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • genti: 22/02/2023 16:06

    ky vendim dhe kjo histori ka shume enigma? nuk dihet a eshte pafajsi per gjithe veprat apo vetem per organizaten terroriste? gjithsesi orik shyti dhe altin arapi jane persona shume te rrezikshem qe ne moshen 15 vjec! kur oriku ka qene 15 vjec ne vitin 1990-1991 ka plagos rende me psitoleten e te ati aredin shytit funksuonar i ministrise se brendeshme ministr zv/minister Denis Ginen te rruga e kavajes! eshte lehtesisht e verifikueshme! te gjitha krimet keta i kane bere dhe ska pike dyshimi!

    Përgjigju
  • Scutari: 22/02/2023 14:41

    Kështu do të përfundojnë tashti e tutje të gjithë çështjet në drejtësinë shqiptare! Do zgjaten e stërzgjaten nëpër shkallët e gjykimit kur fati është paracaktuar që në seancën e parë.

    Përgjigju
  • gjoni: 22/02/2023 12:10

    ok dhe nese i kane bere gjithe keto vjedhje, vrasje, atentate perse po lihen te lire ?

    Përgjigju
    • Lushka: 22/02/2023 15:09

      Sepse Jan te pafajshem...

    • Lami: 22/02/2023 15:05

      Se jan miq te ngusht te rames

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille