Merr fund kalvari i vuajtjeve/ Motra i dhuron veshkën 27-vjeçares!

Merr fund kalvari i vuajtjeve/ Motra i dhuron veshkën 27-vjeçares!

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një 27-vjeçare nga Tirana e cila para një muaji ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për Megin e cila ishte diagnostifikuar që në lindje me probleme të theksuara renale

“Kalvari i vuajtjeve për 27 vite me rradhë për Megin dhe familjen e saj, ka marrë fund! Sot më tregoi se nuk e besonte kur e telefonuan për t’i thënë që është gati për ndërhyrjen pa pagesë dhe përputhshmëria me motrën që i dhuroi veshkën ishte e plotë. Fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë dhe ditë pas dite Megi po i kthehet jetës normale, si bashkëmoshataret e saj”, shkruan Manastirliu.

1568378987_manastirliu.jpg

Motrat e përlotura 

Nga Janari, 16 pacientë kanë kryer transplantin e veshkave falas në spitalet jopublike, me financim 100% nga shteti. Që prej fillimit të financimit të paketës së transplantit të veshkave falas në 2015, kanë kryer transplantin 79 pacientë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë