Fëmijet e lagjes i vënë flakën vilës 3-katëshe, familja në emigrim (VIDEO)

BERAT-  Loja me kartonë nga disa fëmijë në qytetin e Beratit ka shkaktuar një zjarr mbrëmjen e sotme në lagjen e ish 'Pjeshkore'.

Zjarri ka përfshirë një vilë 3-katëshe dhe është përhapur fillimisht në një nga dhomat e vilës dhe një kohë shumë të shpejtë ka depërtuar në të gjithë katin e dytë të vilës.

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartonë dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat, nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si pasojë e zjarrit të rënë, janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër. Vila 3-katëshe është në pronësi të Raqi Kules, të cilët janë banues në Greqi. 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës,që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë