Merren masa në rajon
për të ftohtin, në Shqipëri jo

Merren masa në rajon<br />për të ftohtin, në Shqipëri jo
Shqipëria po përjeton ditët e saj më të ftohta të gjithë vitit dhe fajtori ka origjinë Siberiane. Në të gjithë vendin shumë rrugë janë mbyllur ose kalohen vetëm me zinxhirë. Situata pritet të përkeqësohet ende më tepër. Drejtori i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, Kastriot Shurdhaj tha për “shqiptarja.com” se vlerat e temperaturave për 7 ditshin e parë të shkurtit do të jenë nën mesataren shumëvjeçare.

I ftohti nuk ka goditur vetëm vendin tonë por të gjithë rajonin. Një bilanc tepër i rëndë në të gjithë Europën në veçanti në rajonin e Ballkanit dhe të Europës qendër-lindore ku deri tani numërohen dhjetëra të vdekur.

I fothti dhe borë, nga veriu në jug fillon të ndihet edhe në Itali. Në Torino në spitalin e Molinete shumë reparte janë mbyllur nga i ftohti. Gjenova është shtruar nga një tapet bore, ndërkohë që shkollat do qëndrojnë të mbyllura nesër. Borë edhe në zonën e Ligurias, në Emilia Romanja, Toskan, Umbria, Marke dhe deri në fusha dhe në lartësi tepër të ulta, 100-200 metra gjatë natës dhe 500-600 metra në jug, acar në Kampanja, Sicili, Calabri. Ndërkohë në Milano kanë filluar të hedhin kripë në të të gjithë qytetin. Rreth 200 persona janë vënë në dispozicion në aeroportin e Bolonjës.

Aty ku nuk bie borë kanë filluar shirat dhe policia ka ftuar shtetasit të mos ndërmarrin udhëtime në zonat ku ka goditur moti i keq.

Sipas ekspertëve priten të paktën 10 ditë të ftohti polar dhe bore të fortë, edhe në jug të Italisë. Një i ftohtë që ngjason vetëm me atë të viteve 1956 dhe 1985.

Në ndryshim nga vendi jonë ku masat e vetme të marra janë ato të mbylljes së rrugëve, në Itali janë ngritur qendra të veçanta për të pritur të pastrehët apo edhe të njerëzve të tjerë në nevojë. Ndërkohë që në Shqipëri nuk është siguruar ngrohja as në shkolla, apo edhe në spitale. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset