Merreni vesh njëherë e mirë, ja çfarë ha Jennifer Aniston gjatë 24 orëve

Merreni vesh njëherë e mirë, ja çfarë ha Jennifer Aniston gjatë 24 orëve

Aktorja Jennifer Aniston

Ndoshta shpesh herë e keni vrarë mendjen se çfarë ha kjo grua që është kaq e suksesshme, kaq me linja dhe kaq perfekte në të njëjtën kohë. Për suksesin s’kemi ç’tju themi, por për linjat e ka zbuluar vetë Jennifer Aniston sekretin. Aktorja e njohur ka bërë të ditur së fundmi regjimin ushqimor që ndjek brenda 24 orëve.

Dhe në këtë aspekt është kaq e thjeshtë të jesh një Aniston.

Mëngjesi

“Në mëngjes, pi një gotë me ujë të ngrohtë me limon dhe më pas ha tost me avokado dhe vezë ose një lëng frutash. Ndonjëherë spërkas vaj kokosi mbi tost. Ndonjëherë ha drith meli me banane ose tërshërë me të bardhë veze të rrahur në fund,”- tha Aniston për Elle.

Dreka dhe darka

Jennifer ha gjëra të lehta si për drekë, ashtu edhe për darkë. Aktorja tregoi se mund të konsumojë perime ose ndonjë sallatë të pasur me proteina. Na darkë gjithashtu shpesh herë zgjedh të njëjtën gjë, kurse në mes vakteve preferon të konsumojë mollë me gjalp bajamesh ose mollë me ca fruta të thata.

Përveç regjimit të saj Jennifer tregoi gjithashtu edhe ushqimet që kishte pasur gjithmoën pikë të dobët. Bëhet fjalë për makaronat dhe të preferuarat e Aniston janë carbonara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë