Merret vendimi/ Porti i ri tregtar i ‘Porto Romanos’ me kosto 422 mln euro do ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit
Projekti i portit tregtar në 'Porto Romano'
Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ku nëpërmjet rishikimit të buxhetit është klasifikuar edhe burimi i financimit të këtij projekti. Në buxhetin fillestar burimi i financimit ishte i paspecifikuar.
Vlera e investimit për ndërtimin e Portit tregtar në Porto Romano arrin në mbi 422 milionë euro.
Ky ndryshim i burimit të financimit ishte i paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes qeveritare 2-ditore në Shëngjin.
I gjithë projekti për ndërtimin e portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të mbyllet brenda vitit 2026. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore është 43 miliardë lekë.
Vetëm për këtë vit të buxhetin fillestar ishin parashikuar fonde me vlerë 8.5 miliardë lekë. Por me këtë rishikim të bërë, pritet të përcaktohen edhe fondet e reja se si do të shpërndahet financimi i këtij projekti ndër vite.
Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohen porti turistik.
Aktualisht është lidhur kontrata me një grup kompanish për përgatitjen e projektit teknik, ndërkohë që portin e ri do të përpunohen 2 milionë kontejnerë në vit, si dhe planifikohet të priten rreth 1 milionë pasagjerë.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër
26 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
Heqja e PPP eshte ndryshim i pjesshem i modelit ekonomik per te miren publike.Shifra e 430 milion eurove per ndertimin e portit ne Porto Romano eshte levizja me pozitive e qeverise socialiste qe nga 10 vjet ne pushtet! Duke dutur se shteti ka 33% te ajsioneve te ndertimeve ne portin turistik i bie qe porto romano ndertohet pa asnje shpenzim plus fitohet dhe porti turistik.Kur ka transoarence dhe ekonomizim te parase publike shteti ul borxhin ( qe per mua sukses do jete ulja deri ne 50% te GDP) dhe rrit ekonomine dhe permireson infrastrukturen.Birxhet financiare jane barre e rende per vdo ekonomi
PërgjigjuQe tani mund t'i imagjinosh ata qe do te marrin persiper t'a ndertojne kete port me fondet e shtetit,sic ndertohen rruget,korridoret e te ngjashme.Po lepijne buzet e po ferkojne duart!
PërgjigjuSka gje sa te ndertohet se e merr kastrati me koncesion,se jane bere nja 5 porte aty,secili ka portin e vet.Ne vend qe te ecim si bota me plane afatgjate,ne vazhdojme ja fusim si kau peles
PërgjigjuOre, qe lakmia personale eshte tek cdo individ (perfshire te perveluarit qe komentojne per lakmine e te tjereve, si ketu) kjo eshte e padiskutueshme. Por per te mos u bere qesharake ndersa kritikojme, te mundohemi te informohemi, si psh te lexojms qe shteti shqiptar ka 33% te Marines Durres
PërgjigjuBojeni me buxhetin e shtetit e shitjani batonit 1 euro mas 3 vjetesh
PërgjigjuO CDO vjedhim do kenaqemi
PërgjigjuTe na roj partia
PërgjigjuNje veprim arithmetik i thjeshte: 440milion€ + trualli i dhene investitorit me cmim te diferencuar per ndertime rezidenciale dhe portuale sipas projekt idese besoj se kapin 1 miliard €. Shto faktin se cdo investim fillon me vlere preventivi X dhe perfundon me 1,5X ( ndryshime projekti , shtesa te paparashikuara etj)me situacionin final.Ku eshte fitimi ne kete mes? Nje qytetar i thjeshte me deftese 7 vjeçarje ja le shtepine e vjeter ndertuesit dhe pervec se strehohet falas gjate kohes se ndertimit por merr edhe ne natyre 20% apo 30% te ndertimit mbi ate truall. Nuk e shikoj ne leverdine e pales shqiptare.
Përgjigjudmth, un po e heq portin prej ktu, hajde bej ti port me leket e tua e fito leket e tua, une po iki atje tutje, ta bej portin me leket e miletit. Super biznes, nuk ke c'i thua...
PërgjigjuPo psee paratë e taksapaguesve,mund të rritet rroga e pensioni!..portin ja gale Arabit për dallavere,le t'a paguajë po Arabi Portin e ri?!
Përgjigju