Ditën e nesërme Koreja e Veriut shënon 10 vite nga vdekja e ish-liderit të saj, Kim Jong-il, ndërkohë që qeveria ka marrë vendimin drastik për qytetarët. Për 11 ditë atyre do tu ndalohet të qeshin, të pinë alkool dhe të bëjnë pazar.
Kim Jong-il ishte lideri suprem i Koresë së Veriut nga viti 1994 deri në vitin 2011, kur vdiq në moshën 70-vjeçare dhe u pasua nga djali i tij më i vogël Kim Jong-un.
Një korean nga qyteti Sinui në kufirin verilindor tha se gjatë ditëve të zisë, ata nuk lejohen të pinë alkool, të qeshin apo të angazhohen në aktivitete të kohës së lirë.
Ata shpjeguan se shumë aktivitete janë të ndaluara, veçanërisht në ditën e përvjetorit, kur ndalohen edhe blerjet ushqimore.
“Në të kaluarën, shumë njerëz që u kapën të dehur gjatë periudhës së zisë u arrestuan dhe trajtoheshin si kriminelë ideologjikë”, tha ai.