'Merrni kohën e nevojshme për të menduar përpara se të bëni çdo veprim...', mësoni se çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

'Merrni kohën e nevojshme për të menduar përpara se të bëni çdo veprim...', mësoni se çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

Dashi

Ekziston një mundësi e vogël, por reale, që dikush po ju mbush me informacione të rreme, duke shpresuar se do të merrni një vendim të gabuar.

Demi

Keni shumë gjëra që ju bëjnë të ecni përpara, ndaj nuk ka arsye përse të mbani fytyrë të vrenjtur. Cilado qoftë arsyeja duhet ta tejkaloni dhe të viheni në lëvizje.

Binjakët

Nuk doni që një mik apo koleg të vuajë, por në këtë rast është e këshillueshme që të mos bëni asgjë për ta ndihmuar.

Gaforrja

Vendosini vetes qëllime, por sigurohuni që të jenë të arritshme. Nëse synoni më lart sa duhet, do t’ju duhet shumë kohë për të pranuar dështimin.

Luani

Nga nxitimi për të nisur me një projekt të ri, mund të keni anashkaluar disa faktorë të vegjël, por të rëndësishëm që kanë potencialin t’ju prishin planet.

Virgjëresha

Bota është e mbushur me njerëz ziliqarë që janë të aftë për të bërë gjithçka që t’ju pengojnë në rrugën drejt suksesit. Një person i tillë do të bëjë të pamundurën këtë javë.

Peshorja

Merrni kohën e nevojshme që ju duhet për ta parë të gjithë situatën me qetësi dhe veproni vetëm kur të jeni 100 përqind të sigurt se do të funksionojë.

Akrepi

Këtë javë është e nevojshme që në plan të parë të vini çështjet financiare dhe të lini mënjanë marrëdhëniet personale.

Shigjetari

Është me rëndësi që këtë javë të merrni kohën e nevojshme për të menduar përpara se të bëni çdo veprim gjatë ditëve në vijim.

Bricjapi

Këtë javë rrezikoni që ose të mbivlerësoni aftësitë tuaja, ose të nënvlerësoni ato të rivalit. Cilido qoftë rasti, rezultati mund t’ju kushtojë.

Ujori

Mund të mos e besoni diçka që një mik do t’ju rrëfejë këto ditë. Ndonëse mund të ekzagjerojë disi, në thelb ajo që do t’ju thotë do të jetë e vërtetë, ndaj dëgjoni dhe mësoni.

Peshqit

Mund të keni parimet tuaja, por kjo nuk duhet të thotë që duhet të jeni personi që humbisni gjithnjë për shkak të tyre.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave