Një grup prej të paktën 17 personash kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafikun e drogës në Itali. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e një grupi shqiptar me një grup maroken. Për 15 prej tyre është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa për 2 të tjerë ‘detyrim paraqitje’.
Hetimet kanë nisur që në vitin 2021. Grupi shqiptar kishte disa role, duke nisur nga mbajtja e kontakteve me furnitorët dhe klientët, për marrjen e sasive të heroinës nga Shqipëria dhe Turqia, administrimin e të ardhurave. Përgjegjësi i logjistikës merrej me menaxhimin e automjeteve të nevojshme për transportin e drogës (duke përfshirë kontrollin e here pas hershëm për t’i verifikuar nëse atyre i është vënë apo jo ndonjë përgjues i mundshëm).
Pikën kryesore e kishin në viale Umbria, ku mbanin punëtorët në një apartament që shërbente si laborator për përpunimin dhe përgatitjen e heroinës para se të shitej. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 25 kilogramë heroinë, 33 kg hashash, 134 gramë kokainë dhe gati 200 mijë euro cash.
Së fundmi, hetimet nga Policia e Shtetit bënë të mundur konstatimin e kryerjes së paligjshme të shfrytëzimit dhe ndihmës për prostitucion ndaj dy prej të dyshuarve shqiptarë. Dy rezultuan se ishin "pronarët" e shumë vendndodhjeve, në zonën Lambrate të Milanos dhe në rrugën Provinciale 40 në Carpiano (MI), të cilat ua dhanë me qira shumë vajzave që ushtronin prostitucion, duke paguar një "tarifë mujore" që varionte nga 500 deri në një mijë euro.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.7%
-
Jo
59.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala qëndron e burgosur në një qeli pa shtrat, Roma thirrje Iranit: Të lirohet menjëherë
2 Janar, 08:43
-
'Situatë e paimagjinueshme, Ramadani mund të largohet', gazetari italian analizon: Trajneri po e përjashton
1 Janar, 22:10
-
Itali/ Mbytja e anijes në Lampedusa, vijon kërkimi për 20 emigrantët e humbur në det
1 Janar, 17:33
-
Itali/ Arrestohet ish-ministri, shkeli vendimin e gjykatës për punë të detyruar në shërbim të komunitetit
1 Janar, 08:36
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor 2024, 21:26
-
Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane
30 Dhjetor 2024, 16:23
-
Fitues i Nobel dhe 'armik' i Izraelit: Dritëhijet e Jimmy Carter që vizitoi dhe Shqipërinë
30 Dhjetor 2024, 10:06
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Itali/ Ishte dëbuar më 2023 si klandestin, 40-vjeçari shqiptar arrestohet për herë të dytë!
29 Dhjetor 2024, 22:21