TIRANË - Tre efektivë të policisë Rrugore të linjave në Tiranë, mes të cilëve edhe një punonjëse 25-vjeçare nënë e një fëmije 3 vjeç, u arrestuan me vendim të Gjykatës së Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dy punonjës të tjerë të Policisë Rrugore u pezulluan nga detyra, ndërsa një drejtues automjeti, mori masën detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin rryshfet shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.
SIç bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kishte nisur hetime në muajt e parë të vitit 2019.
Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë F. Xh, 58 vjeç, nga Tirana;
Duke u nisur nga rrethanat familjare, fakti që ka një fëmjë 3 vjeç, gjykata vendosi arresti shtëpial për efektiven e policisë Rrugore Afinisa Metani, 25 vjeçe nga Tirana.
Po ashtu, arrest në shtëpi u vendos edhe për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana
Ndërkohë u pezulluan nga detyra punonjësit e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç nga Tirana dhe Florjan Dimraj, 38 vjeç.
Ndërkohë, qytetari, drejtues automjeti që ka dhënë ryshfet, Fatjon Luga, 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, ka marrë masën e sigurimit personal "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
"SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën
25 Dhjetor, 11:17
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin
24 Dhjetor, 13:25
-
Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve dhe u lë porosi: Angazhim maksimal për parandalimin e krimit dhe zbatim i ligjit!
21 Dhjetor, 15:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor, 15:47
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor, 13:21
Shum mir ja kan bere ketyre ne Tirane keta te pa fytyr po ju te redaksise provoheni nga Ksamil Sarande dhe do shikoni cfar bejne lloj lloj presionesh qe te marrin ndonje 10000 te vjeter kete nuk e kam me te degjuar po me te provuar,provoni te coni ndonje djal te ri me targa te huaja te hiqet sikur jeton jashte vendit por verini kamera ne trup djalit dhe do shihni se cfar bejn kafshet police .
Përgjigju