Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite burg producenten mashtruese të modelingut, Denada Sadedini. Ajo u premtonte vajzave dhe djemve se do t'i promovonte në fushën e modës në Turqi apo Kinë dhe në këmbim u merrte nga 2500 euro.
Me kalimin e kohës, të rinjtë, jo vetëm që nuk kanë marrë shërbimin për të cilin kishin paguar, por as nuk u është kthyer pas pagesa e kryer. Përpjekja e tyre për të kontaktuar me menaxheren e “Miss”- eve, Sadedini, ka dështuar pasi janë përballur me telefonin e saj të fikur dhe me refuzimin e saj për t’u takuar.
Hetimi i nisur pas kallëzimit të të rinjve u përmbyll në mars 2016 me dërgimin e Sadedinit si e pandehur në Gjykatë për veprën penale të “mashtrimit”.
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj saj, duke e shpallur fajtore për akuzën dhe dënuar me 2 vjet heqje lirie. Gjatë gjykimit e pandehura ka treguar pendesë para Gjykatës. Mësohet se e pandehura Sadedini i ka bërë ankim këtij vendimi në Gjykatën e Apelit
Tiranë.
/Shqiptarja.com