Një person është arrestuar nga policia e Lezhës nën akuzën e korrupsionit pasiv në sektorin privat. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Genc Goci, banues në Fushë Mamurras, me detyrë punonjës privat i një Shërbimi të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike, pranë DRSHTRR, dega Laç. Ai u arrestua të enjten, pasi akuzohet se favorizonte mjete të ndryshme jashtë rradhës për kryerjen e kontrollit teknik pranë S.G.S Laç, kundrejt shumave të ndryshme që variojnë nga 1.000-3.000 lekë të reja. 41-vjeçari u vu në pranga pas ankesave të disa qytetarëve. Atij iu sekuestruan 7.000 mijë lekë të reja, në cilësinë e provës materiale.
/Shqiptarja.com










