I riu nga Bilishti merrte makina me qira në Elbasan dhe nuk i kthente, arrestohet

I riu nga Bilishti merrte makina me qira në Elbasan dhe nuk i kthente, arrestohet

Foto ilustruese

Korçë-Një 26 vjeçar është vendosur në pranga në Korçë pasi kishte marrë me qira 2 automjete në Elbasan dhe nuk i kishte kthyer.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale 'Mashtrimi'.

Arrestimi i të riut u krye nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me policinë e Korçës.

Zakonisht autori kryente vetëm një pjesë të pagesës dhe më pas nuk i kthente automjetet siç ishte parashikuar në marrëveshje, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet dhe kontrollet e kryera blutë kanë sekuestruar 2 automjetet e vjedhura.

Operacioni u kodua 'Rental'.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rental". Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Korçë, u bë e mundur kapja në Korçë dhe ndalimi i shtetasit:

H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bilisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi:

-më datë 27.09.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit A. K., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin A. K.;   

-më datë 01.10.2024, në qytetin e Elbasanit, në subjektin për dhënien e automjeteve me qira, në pronësi të shtetasit E. M., ka marrë me qira një automjet duke bërë vetëm një pjesë të pagesës, por më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin E. M..

2 automjetet që kishte marrë 26-vjeçari në këto 2 subjekte janë gjetur dhe janë sekuestruar nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'