VLORE- Pasditen e sotme është arrestuar në Vlorë pronari i mjetit tip furgon me të cilin u transportua rreth 1 ton drogë. Në kuadër të operacionit “Merry Christmas”, policia e Vlorës arrestoi shtetasin Vebi Bajrami, 44 vjeç, nga Novosela, pronar i “Fiat Ducato, njërës prej dy makinave me të cilat u transportua droga, e cila u sekuestrua mbrëmjen e së Martës.
Ndërkaq Policia e Vlorës ka bërë të ditur zyrtarisht, se kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "Merry christmas" ku si rezultat i të cilit në vendin e quajtur "Hidrovori" është bërë i mundur kapja dhe sekuestrimi i sasisë prej 916 kilogramë canabis sativa.
Lënda narkotike ishte transportuar nga trafikantët me dy automjete tip furgon, Fiat Ducato dhe një Mercedes-Benz Vito që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Pasditen e sotme janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa po hetohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.
MERRY CHRISTMAS" KAPET 1 TON DROGË SHOQËROHEN 3 PERSONA NË VLORË
Shoqërohen në polici tre persona që kanë lidhje me drogën e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, sipas të dhënave është rreth 1 tonë lëndë narkotike, kanabis sativa.
Policia ka shoqëruar në komisariat 3 persona, Marsel Moçka, Xhino Rapaj, Florjeta Deliu, të tre rreth 21-vjeçar të cilët dyshohet se kanë dijeni për lëndën narkotike dhe transportin e saj.
Ndërkaq Policia e Vlorës ka bërë të ditur zyrtarisht, se kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "Merry christmas" ku si rezultat i të cilit në vendin e quajtur, Hidrovori është bërë i mundur kapja dhe sekuestrimi i sasisë prej 916 kilogramë canabis sativa.

Gjithashtu policia, me anë të sherbimeve të alternuara nga toka dhe nga deti ka bërë të mundur që në zonën e Orikumit të kapet dhe sekuestrohet edhe një mjet lundrues tip gomone me dy motora, 1 prej tyre 200 kv dhe një tjëtër 25 kv fuqi, mjet i cili mendohet se do të perdorej nga trafikantët për transportimin e lëndës narkotike në drejtim të Italisë.
Nga krehja e zonës dhe kontrollit të ushtruar në një lokal që ndodhej në afërsi të vendit ku u gjet lënda narkotike është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri automatike tip “Skorpions”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë janë duke vijuar hetimet.

(Në foto: Droga e kapur në Vlorë)
Redaksia Online
(e.s/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të mjetit që transportoi 1 ton drogë">