KAMEZ - Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur një vit më parë, por i zbardhur nga policia ditën e djeshme, ku nusja kishte vrarë vjehrrën e saj me helm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prill të 2017 në Kamëz, ndërsa ditën e djeshme është arrestuar nusja vrasëse, Marjana Cmeta.
Report Tv mësoi se burri i saj ka qenë i fundit që ka zbuluar të vërtetën, ndonëse nuk është ndalur asnjë çast së kërkuari për të. Mes vuajtjes dhe dhimbjes për humbjen e nënës së tij, djali besonte se një ditë e vërteta do të dalë në dritë, ashtu siç edhe ndodhi, ndonëse nuk e dinte se pas krimit fshihej pikërisht nusja e tij.

(Banesa e familjes Lami në Kamëz)
E vërteta ka qenë tepër e rëndë për të, por vendimi i tij lidhur me vrasësen e të ëmës, pra nusen e tij, ka qenë befasues. Edhe pse ai vazhdon të mbajë ende dhimbjen për të ëmën, treguar kjo përmes postimeve dhe fjalëve të dhimbshme postuar herë pas here në ‘Facebook’, djali ka vendosur të mos hakmerret ndaj nuses, duke e lënë atë të lirë. Me të marrë vesh të vërtetën, ai është ndarë nga vajza 21-vjeçare, e cila tashmë do të përballet me drejtësinë për krimin e rëndë.
[gallery]25800[/gallery]
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

FOTO