Familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbërritur në Gjykatën e Hagës. Të pranishëm janë gruaja dhe djali i Kadri Veselit, gruaja dhe vëllezërit e Rexhep Selimit si dhe djali i Jakup Krasniqit.

Sipas mediave në Kosovë, me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, katërshja e UÇK-së ka përshëndetur familjarët që sot kanë ardhur në numër të madh në ndërtesën e Speciales. 

Secili, gjatë kohës sa pritej të hynte në sallë trupi gjykues, kanë parë në anën e majtë të tyre dhe u kanë buzëqeshur e përshëndetur me dorë ata. Rexhep Selimi është parë duke bërë me duar një shenjë zemre ndaj të afërmve. 


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së flasin sot! Mbrojtja e viktimave: Nuk u vërtetua lidhja e tyre me ish-krerët e UÇK, i takon Prokurorisë!