Mesatarja, të ndryshojë formula

Mesatarja, të ndryshojë formula
TIRANE - Mungesa e koherencës ndër vite në Maaturën Shtetërore ka krijuar probleme të vazhdueshme nga përgatitje deri te rezultatet e nxënësve. Kjo sipas një raporti të publikuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqiptarët. Kjo gjë gjithashtu ka bërë që shpesh nxësnist ta quajnë veten si “brez eksperimentesh”.

Sipas raporiti të Soros kjo sjell në pasiguri dhe, mbi të gjitha, dëmton legjitimitetin e procesit. Gjithashtu në rapor thuhej se rendësia që i është kushtuar mesatares (20%) është tejet e ulët. “Ky konsensus udhëhiqet nga perceptime se është e padrejtë që puna gjatë gjithë viteve të vlerësohet aq ulët.

Vlerësimi i ulët për mesataren e shkollës së mesme është edhe faktori kryesor në inkurajimin e dukurisë shqetësuese të prioritarizimit të lëndëve të MSH-së dhe lënien pas dore të lëndëve të tjera” thuhet në raport.

Më tej në të thuhet se duke u nisur nga rëndësia që ka nota e MSH-së (në krahasim me mesataren) për pranimin në shkollat e larta, administrimi i provimit merr një rëndësi të veçantë, por duket se këtij procesi nuk i është kushtuar vëmendja dhe serioziteti i nevojshëm, duke qenë se pjesa më e madhe e problemeve raportohen në këtë fazë të procesit.

Në raport gjithshtu shkruhet se këshillimet falas të ofruara nga shkollat publike nuk kanë mundur të zëvendësojnë kërkesën për kurse private. Për këte ekspertët japin rekomandimet ata syggjerojnë që orët e këshillim të jenë të organizuara në kalasa më tepër për nxënës me vështirësi ose mangësi në dije.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes