Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?

Pas kallëzimit të dytë të Sali Berishës në SPAK nga familja Haklaj, ditën e sotme në Report Tv ka ardhur një mesazh ekskluziv nga familja Haklaj. Djali i Elez Haklajt, i vrarë në vitin 1997 në Tropojë, thotë ekskluzivisht për Frontline Interview se kanë dorëzuar provat në SPAK që sipas tyre implikojnë ish-Kryeministrin Sali Berisha, si kreun e organizatës kriminale që ka dhënë urdhrin për vrasjet tronditën Tropojën. Në mesazhin ekskluziv thuhet se drejtësia, sipas familjes Haklaj e ka në dorë zbardhjen e ngjarjes dhe sipas tyre ata nuk po shohin asnjë veprim të SPAK.

“Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro...Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur.”-thuhet në mesazhin ekskluziv.

Nga ana tjetër avokati Beqiri shprehet për gazetaren Marsela Karapanço, se kjo dosje është duke u pluhurosur në zyrat e SPAK. 

“Në vitin 2022 kemi bërë një kallëzim penal për vrasjen e 4 vëllezërve. SPAK po bën politikë me atë dosje. Dosjen e ka zënë pluhuri. Haklaj nuk ka pasur nevojë për prokurori sepse ata i kanë çuar të gjitha provat. “

Në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar më 17 mars një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës për akuzat e rënda të drejtimit të organizatës kriminale dhe vrasjes. Kallëzimi është bërë nga Shote dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, dy motrat që kërkojnë drejtësi për vrasjen e vëllait të tyre Sokol Haklaj në qershor 1997, së bashku me mikun e tij Brahim Rrustemi në Urën e Milotit, dhe 5 vite më vonë vrasjen e babait dhe vëllait tjetër të tyre, Elez dhe Cen Haklaj, më 8 maj 2002 në Bajram Curri. 

Motrat Haklaj i kërkojnë SPAK të hetojë plotësisht ngjarjet dhe së bashku me Berishën, të akuzuar të tjerë janë edhe Sokol Mulosmani, Miftar Lumneshi, Rasim Lumneshi, Besim Hajdarmataj, Zef Lleshi, Agim Vuka, Haki Hoxha, Sokol Hoxha, Elez Kuliçi, Riza Metalija, Hamdi Çelaku dhe çdokush tjetër i përfshirë. Për të gjithë kërkohet hetimi për një sërë veprash penale ku më të rëndat lidhen me vrasjen dhe krijimin e organizatës kriminale. 

Sipas familjes Haklaj në kallëzimin e dytë janë dhënë prova mbi ngjarjen e ndodhur në 21 Qershor 1997, ku iu bë pritë Fatmir Haklajt dhe 4 personave në urën e Milotit. Nga ngjarja mbetën të vdekur dy persona, një nga personat mbeti i vrarë në makinë, kurse gardisti i njohur Sokol Mulosmani, vdiq në spitalin e Laçit pas një plagosje të rëndë. 

Mesazhi i familjes Haklaj për Report Tv

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Kallëzimi i dytë i Berishës në SPAK/ Beqiri për Report Tv: Urdhrin për atenatin e Haklajve në urën e Milotit e dha kreu i 'organizatës kriminale' Sali Berisha

Idajet Beqiri, avokati i familjes Haklaj ka folur ditën e sotme për Report Tv në lidhje me kallëzimin e dytë në SPAK, që është bërë për Sali Berishës, mbi dosjen e pa zbardhur të vrasjeve në Tropojë. Beqiri tregon se elementi i ri në dosje është ajo që ka ndodhur në datën 21 Qershor 1997, një ditë përpara prezantimit të kandidatëve të zgjedhjeve.

Sipas Beqirit dhe familjes Haklaj, në kallëzim janë referuar me fakte konkrete dhe me orë nga vendet e ngjarjes, se urdhërin për pritën që i është bërë në urën e Milotit, Fatmir Haklajve dhe 3 personave të tjerë, është dhënë nga Sali Berisha

Beqiri: Berisha në këtë kohë, ai donte me çdo kusht të bënte veriun për vete, nuk mund ta bënte veriun për vete nëse nuk bënte Tropojën për vete. Berisha nuk ia fali Haklajt, nuk ia fali që nuk e la të bënte vullnetarët e veriut. Edhe pastaj Berisha nis t’i thotë jeni komunist, jeni të majtë etj. 
Në vitin 2022 kemi bërë një kallëzim penal për vrasjen e 4 vëllezërve. SPAK po bën politikë me atë dosje. Dosjen e ka zënë pluhuri. Haklaj nuk ka pasur nevojë për prokurori sepse ata i kanë çuar të gjitha provat. 

Kallëzimi i dytë që kemi bërë në datën 17 Mars lidhet me ngjarjen e 21 Qershorit 1997. Çfarë ka ndodhur?
Në 22 Qershor të 1997 Berisha do vinte të prezantonte deputetët. Një nga këta ishte Azem Hajdari. Në 21 Qershor një person me mbiemrin Rustemi, u tentua për tu vrarë. Ai i tha vëllait që kishte afër në Tropojë, merr vëllain e madh në gardë (që banonte në Tiranë) se s’dua të vdes pa i thënë gjë. Fatmir Haklaj, Sokoli, Agroni dhe gardisti dhe janë nisur të merrnin gardistin tjetër që punonte në Tiranë. E shoqja i tha që vjen më vonë se është në turn. Në 11 të natës ata janë nisur për në Tropojë, pasi ka mbaruar turni. Sa kanë kaluar urën e Milotit i është bërë një pritë dhe e kanë e sulmuar mjetin. Janë gjetur 160 gëzhoja, aty ngeli i vrarë gardisti dhe Sokol Mulosmani i plagosur rëndë. 
Përse ndodhi një gjë e tillë?

Fatmir Haklaj është ndjekur hap pas hapi. Ata që e ndiqnin ishin pjesë e shërbimit informativ të Sali Berishës. Edhe ata kujtuan se Haklaj do vinte mos të linte Berishën të bënte mitingun. Në momentin që Haklaj ka çuar në spital një nga të plagosurit, kanë dal para garditstët e Berishës, që ishin gati për të shkuar të nesërmen në Tropojë. Kur ata çuan në Laç të plagosurin, sa ikën këta ai vdes në spital dhe kjo ka qenë e dyshimtë. Urdhërin e ka dhënë për gjithë ngjarjen Sali Berisha, kreu i organizatës kriminale, i gjithë asaj strukture shërbimi që kishte ngritur. 

 

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë