Mesazhet, ja si AMA e lejonte
piraterinë në rrjetet kabllore
Agjencia, që duhet të merret me rregullimin e tregut televiziv në Shqipëri, në fakt ka qenë seksere e operatorëve privatë, që vepronin në këtë treg.
TIRANE- Agjencia, që duhet të merret me rregullimin e tregut televiziv në Shqipëri, në fakt ka qenë seksere e operatorëve privatë, që vepronin në këtë treg. Në një bashkëbisedim të një inspektori nga Shkodra pranë Autoritetit të Medias Audiovizuale, njeri i afërt i Endira Bushatit, që udhëzon një kabllor lokal se si të shmangë kontrollet dhe si të piratojë kanalet televizive. Korrespondenca me SMS, e siguruar nga njerëz brenda AMA, tregon se njerëzit më të afërt të kryetares së AMA-s, në të vërtetë kanë qenë dhe ideatorët e paligjshmërisë në atë institucion.
Komunikimi mes inspektorit të AMA dhe një kabllori lokal ka ndodhur në dhjetor të vitit 2012 dhe ka të bëjë me udhëzimet se si operatori lokal të shmangë kontrollet dhe të justifikojë piraterinë. SMS e parë mes tyre tregon se si ka qenë situata në atë kohë dhe pse nuk u lejohej të trasmetonin kanale të tjerë, përfshi dhe Klanin dhe TVSH. Dialekti i inspektorit duket si i përket Shkodrës, pasi ka probleme gjuhësore duke ngatërruar “q” me “ç”. Në një mesazh tjetër, inspektori lajmëron sekserin e vet të njoftojë një operator në Elbasan, të heqë nga transmetimi kanalet e tjerë dhe të lërë vetëm Tring, pasi atë e ka me leje.
Më pas shikohet që ata kanë arritur një marrëveshje dhe duket se po flasin për një kafe, për të cilën po bien dakord. Endira Bushati u përfshi në një debat publik me një nga drejtuesit e kompanisë “Digitalb”, lidhur me mosluftimin e piraterisë. Ajo u ankua se u kërcënua, ndërsa të dy dhanë shpjegime të kundërta në polici. Shumica ka shpallur vendin bosh të Endira Bushatit në AMA dhe pritet ta zëvendësojë në javët që vjen.
Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17