Organizatorët e protestës për rrëzimin e qeverisë Rama janë të dëshpëruar se protesta e 4 korrikut, të cilës iu bashkuan edhe shqiptarët e Diasporës, ishte larg pritshmërive. Sipas tyre, çunat e Diasporës vijnë ditën dhe ikin në Dhërmi, ndërsa protesta, ditën tjetër bie. Referuar bisedave në grupet e komunikimit, ata propozojnë ndërprerjen e protestës dhe rifillimin e saj në tetor, kur të vijnë studentët.

Ndërkaq, është hedhur edhe një ide që protesta të vijojë edhe gjatë verës me rreth 500 vetë. Një tjetër anëtar i grupit organizator thotë se pas 30 ditësh protesta njerëzit janë mërzitur dhe thonë se nuk vazhdohet më kështu. Sipas tij, duhet diçka e re. Në këto rrethana, propozohet sabotimi i koncertit të Kanye West. Ata propozojnë bojkotimin e koncertit ose kthimin e koncertit në protestë ‘Rama jepe dorëheqjen’.
.jpg)
Biseda fokusohet te lodhja dhe mungesa e shpresës tek njerëzit, të cilët pas 1 muaj protestash thonë se kështu asgjë nuk arrihet dhe se nuk do vijnë më. Megjithatë, theksohet ideja se protesta duhet të vijojë të pompohet në rrjete sociale pasi ndryshe po i vjen fundi. /Prapaskena
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)
Komente











