Alibeaj prezanton kandidatin e PD për Këlcyrën: Demokratët e nisin reflektimin nga vetja! Spahiu: Do bashkëpunoj me SHBA

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë mesazhin e tij nga Këlcyra duke thënë se demokratët duhet të reflektojnë duke nisur nga vetja. Edhe këtë herë, ka thënë se PD ka qenë nën sulm nga Sali Berisha bashkë me PS që duan ta asgjësojnë. Ai u ka prezantuar demokratëve kandidatin e PD-së për bashkinë Këlcyrë, Adriatik Spahiun.

“Demokratët e fillojnë nga vetja reflektimin, para se të shkojmë tek kundërshtari politikë. Dhe nga vetja e kemi treguar në këtë një vit e gjysmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Prej një viti e gjysmë PD është në agresion. Agresion nga jashtë,, të majtët, partia socialiste, Edi Rama, regjimi, i gjithë shteti në fakt i është hedhur në grykëpartisë demokratike për ta asgjësuar. Sepse e di që rreziku më I madh I regjimit të tij është vetëm partia demokratike. E si mos të mjaftonte kjo, jemi ndodhur nën sulm, nën agresion edhe nga brenda vetes.  Jemi ndodhur nën agresion nga Sali Berisha. Jemi ndodhur nën agresion edhe nga njeriu që e kemi pasur dy herë president, dy herë kryeministër, e kemi adhuruar si lider historikë, ka përfituar shumë nga PD”, tha Alibeaj.

Gjatë një takimi elektoral, kandidati i PD-së për Bashkinë e Këlcyrës, Adriatik Spahiu, u tha qytetarëve se ndihet i keqardhur që vendlindja e tij ende vuan mungesën e dritave dhe ujit, dhe u premtoi se do të bashkëpunojë me Floridën në SHBA, për të zhvilluar qytetin.

Deri dje drejtues i shoqatës Vatra në Florida, sot Adriatik Spahiu, kandidon në garën e 14 majit për të marrë drejtimin e Bashkisë së Këlcyrës, nën logon e Partisë Demokratike.

Në një takim elektoral, Spahiu premtoi se do të sjellë për vendlindjen e tij frymën e Florida ku ka jetuar prej 2004-ës

“Do mbështes iniciativat e atyre që duan të investojnë në bujqësi e blegtori. Tregjet në diasporë do të jenë prioritet për bimët medicinale, sherebeli, mjalti, vaji ullirit. Ata që do investohen në këtë drejtim, do kenë mbështetjen time.  Në këtë pikë s’do e shoh si hapësirë më vete. Bashkëpunim me Floridën në SHBA.”- tha ai.

Sipas kandidatin të PD-së, gjendja ekonomike dhe mungesa e investimeve në bashkinë e Këlcyrës nuk kanë nevojë për koment.

“Në të gjitha takimet që kam bërë, është vërtetë e dhimbshme që ka ende mungesë energjie elektrike, por unë them se do ta harrojnë qiririn këto banorë. Në rrjetin energjetik nuk është vënë dorë prej 1971, ajo do të bëhet brenda standardeve të kohës brenda vitit të parë si kryetarë bashkie. Mungesa e ujit të pijshëm në zonën e Dishnicës, jo vetëm për konsumimin, do jetë prioritet kryesore edhe çështja e vaditjes. Rezervuari do vihet në efiçencë. Prioritet mbështetja për fermerët, çdo fshatë do ketë rrugë automobilistike, 50% s’do ju mungoj asfalti, 100% e tyre s’do u mungoj mirëmbajtja.”- vijoi ai.

Në fund Spahiu rrëfeu dhe lidhjen ngushtë me zonën e Këlcyrës, pavarësisht emigrimit para dy dekadave.

“Unë s’jam i rënë nga qielli, as një njeri që kam parë interesat e mia. Kurrë nuk kam harruar dhe larguar vëmendjen nga vendlindja. Jam bir i kësaj zone. Ky është interesi im, që s’ka lindur sot, por është pjesë e historisë së familjes sime, origjinës sime. Do e shihja të tepërt të rrëfeja luftën që ka bërë gjyshi im për Dishnicën.”- tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi