“Rrugës për Sarandë. Faleminderit Zot që me dhe mundësine për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërine time” - është mesazhi i fundit që Doriana Stafa nga qyteti i Krujës publikoi dje në mëngjes, vetëm pak orë para se të ndodhte aksidenti tragjik, i cili i mori jetën asaj dhe 11 shoqeve të saj të vitit të tretë dega Gjuhë- Letërsi, të Universitetit Aleksandër Xhuvani.

Autobusi ku udhëtonte Doriana Stafa, u rrëzua dje te Ura e Vishës, pranë Himarës.
(sg/shqiptarja.com)