Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, i ka dërguar një mesazh Donald Trumpit përmes rrjetit social X duke i thënë: “Ngushtica e Hormuzit sigurisht që do të rihapet, por jo për ju; ajo do të jetë e hapur për ata që respektojnë ligjet e reja të Iranit.”
Azizi ka deklaruar se “47 vitet e mikpritjes kanë marrë fund përgjithmonë”, duke iu referuar periudhës që prej revolucionit të vitit 1979 në Iran. Azizi shtoi: “Trump më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij për ‘ndryshim regjimi’, por në regjimin detar të rajonit!”
Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka miratuar një plan për vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ndërkohë, Malajzia ka bërë të ditur se disa nga anijet e saj janë lejuar të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pa qenë e nevojshme të paguajnë tarifën ndaj Iranit.
“Ne nuk do të paguajmë asnjë tarifë, siç mund të jetë keqkuptuar nga disa përdorues në internet. Ne nuk po paguajmë asgjë,” tha zëdhënësi i qeverisë, Fahmi Fadzil.
Nuk është e qartë nëse Malajzia do të ishte e gatshme të paguante një tarifë për përdorimin e kësaj rruge ujore në të ardhmen.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Po shqyrtoj seriozisht tërheqjen e SHBA-ve nga NATO! Irani sulmon depot e naftës në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit








