Në fjalimin e tij vjetor për Krishtlindje, Mbreti Charles ka dërguar një mesazh personal mirënjohjeje për punonjësit e shëndetësisë që e kanë mbështetur gjatë trajtimit të kancerit.
Në një mesazh të sinqertë, ai ofroi “falënderimet e tij të përzemërta” për mjekët dhe infermierët që ndihmuan me “pasiguritë dhe ankthet e sëmundjes”.
Mbreti vlerësoi gjithashtu përpjekjet e atyre që ndërtojnë lidhje midis komuniteteve të ndryshme në atë që ai e quajti “zemërimi dhe paligjshmëria” e trazirave të verës.
Diversiteti në etni dhe besim është shenjë e “forcës, jo dobësisë”, thuhet në mesazhin e Mbretit.
“Të gjithë ne kalojmë një formë vuajtjeje në një fazë të jetës sonë, qoftë mendore apo fizike,” tha Mbreti, por “masa e qytetërimit tonë” është se si njerëzit mbështeten në momente të tilla.
Po ashtu ai pranoi ndihmën për anetaret e tjerët në familjen e tij, me Princeshën e Uellsit që u diagnostikua me kancer këtë vit.
Nderkohe trajtimi i Mbretit do të vazhdojë deri në vitin 2025, por si shenjë pozitive progresi, ai po planifikon një orar të ngjeshur vizitash dhe udhëtimesh jashtë shtetit vitin e ardhshëm, raporton BBC.
Po ashtu Mbreti vlerësoi përpjekjet e atyre që kishin kërkuar të ndërtonin ura midis komuniteteve pas trazirave të verës, që kishin pasuar sulmin me thikë në Southport.
“Ndjeva një ndjenjë të thellë krenarie këtu në Mbretërinë e Bashkuar kur në përgjigje të zemërimit dhe paligjshmërisë në disa qytete këtë verë, komunitetet u bashkuan, jo për të përsëritur këto sjellje, por për të riparuar”, tha Mbreti.
“Diversiteti i kulturës, përkatësisë etnike dhe besimit jep forcë, jo dobësi,” tha Mbreti, i cili vlerësoi përpjekjet për të “respektuar dallimet tona, për të mposhtur paragjykimet”.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17