Edmond Panariti dhe Milva Ikonomi ishin të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv për të përkthyer mesazhin e Angela Merkel pas takimit të sotëm me kryeministrin Edi Rama. Ikonomi thotë se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, ndërsa shton se mesazhi i Merkelit ishte që reformat për ndërtimin e shtetit ligjor duhet të vijojë.

Nuk është momenti të përkthejmë mesazhin e Gjermanisë. Kushti është që të mos heqësh dorë nga arrestimi i atyre që bëjnë krime. Nuk janë beteja të lehta. Prokurorja e Përkoheshme është një zgjidhje e përkohshme deri kur të funskionojnë institucionet e drejtësisë. Mesazhi ishte i qartë, nuk duhet të hiqet dorë nga ndërtimi i shtetit ligjor. Detyrat e shtëpisë janë bërë, por duhen intensifikuar.

Milva Ikonomi

Për ish-ministrin e LSI, aktualisht deputet i kësaj force Berlini  kërkon arrestimin e ‘peshqve’ të mëdhenj për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Gjermania dhe Franca janë dy vende me ndikim të madh në BE. Janë porta kryesore dhe kanë ndjeshmërinë më të lartë. Por ndryshe nga raporti i KE, kemi edhe raportin e DASH, por edhe Freedom House. Tani do të përballemi në kancelaritë evropiane me pyetje të forta dhe direkte për Shqipërinë. Mesazhi i Merkel është inkurajues, por ka edhe një ‘por’, se cfarë do të ndodhë, kjo është një periudhë prove. Rezultatet e prekshme janë kapja e trafikantëve dhe sekuestrimi i pronave.

Kërkohet arrestimi i peshqve të mëdhenj, persona që janë identifikuar dhe duhet të jenë pas hekurave. Janë disa krerë komisariatesh në arrati, të provuar si të përfshirë në trafik. Sa i besueshëm do të jetë vettingu në polici, kur nuk arrestohen krerët? Duhet të gjurmohen, nuk ke kapacitete. Nëse do të prodhojmë këtë rezultat do të japim një mesazh shumë të fortë. Të fillojë me ata 3, 4, 5 krerë komisariatesh.

Edmond Panariti