Mesazhi i Ramës për familjen,përlotja
e batutat: Zogu, largohu nga kanarina

Mesazhi i Ramës për familjen,përlotja<br />e batutat: Zogu, largohu nga kanarina
DURRËS-Kryeministri Edi Rama gjatë kohës që ka qenë kryeministër ka ‘harruar’ familjen.
 
Këtë e pohoi vetë në Kongresin e Partisë Socialiste që u zhvillua në Durrës ku Rama mbajti një fjalë përshëndetëse.
 
Rama thekson se, pavarësisht ‘harresës’ së tij, familja nuk ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, por vijojnë ta duan dhe t’ia hapin derën ende me dashuri.
 
Faleminderit Lindës, fëmijëve dhe pa diskutim Anetës, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëmje vonë edhe pse në 3.5 vitet e fundit nuk u kam kthyer as një% të dashurisë”.
 
Ndërsa në vijim të fjalës së tij, Rama tregoi edhe një moment përlotje mbrëmë.
 
"Mbrëmë vonë pas mesnate shëtita vetëm në kantierin e sheshit 'Skënderbej', mu mbushën sytë me lot, sa shumë kohë u humb për të ndërtuar sheshin e kryeqendrës së shqiptarëve".
 
Por nuk munguan edhe batutat në sallë, teksa fjala e tij shoqërohej me brohoritje, Rama iu drejtua një të riu që po vërshëllente "Zogu, largohu nga kanarina që ke afër se e humbe kontrollin. Të janë ngritur qimet përpjetë zogu". 


(dy.b/d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur