Mesazhi i Samaras për Junker:
S'dua më shumë para por kohë

Mesazhi i Samaras për Junker:<br />S'dua më shumë para por kohë
ATHINE- Kryeministri grek, Antonis Samaras kërkon më shumë kohë për të zbatuar masat shtrënguese. Kjo deklaratë e Samaras për të përditshmen gjermane Bild , vjen vetëm disa orë përpara vizites në Athinë të kreut te eurogrupit Zhan Klod Junker.

Samaras ka bërë të qartë se Greqia “nuk kërkon më shumë para ndihmë por më shumë kohë në dispozicion për reformat”.
Samaras shprehet se Greqia ka nevojë për shumë frymëmarrje. Gjatë kësaj jave Samaras takohet gjithashtu edhe me lider gjerman. Çështja është nëse Greqia do të arrijë të marrë paketën e ndihmës prej 31. 5 miliardë euro.

Një dështim i mundshëm do ta çonte Greqinë në greminë dhe me siguri mund të shkatonte edhe daljen e saj nga euro, shkruan BBC. Qeveria Samaras duhet të bindë Eurogrupin se është në gjendje që të tregojë se mundet të shkurtojë 11.5 miliardë euro në shërbimet publike për dy vitet në vazhdim. Thuhet se Samaras do të tentojë të bindë shefin e Eurogrupit Junker që Greqia të mund të përfitojë më shumë kohë për të realizuar reformat.
(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës