Mesazhi i terroristit: Nuk di
ç'të bëj, nuk jam më i sigurtë

Katër është numri i terroristëve të përfshirë në sulmet e djeshme në Bruksel. Tre u vëtëvranë nga sulmet kamikaze, nërsa i katërti, burri me kapele që shihni në fotografi, është në kërkim.

terroristi

Këtë e konfirmoi prokurori belg, Frederic Van Leuw, i cili shtoi se vetëm dy prej autorëve që humbën edhe gjatë sulmeve kamikaze janë identifikuar. Ata janë  vëllezërit Bakraoui. Njëri prej tyre, Ibrahim, u hodh në erë në aeroportin “Zaventem” dhe tjetri Khalid, u vetëvra në metro. As kamikazi i dytë në aeroport dhe as njeriu i shpallur në kërkim, nuk janë identifikuar.

Bilanci i sulmeve në Bruksel deri tani është 31 të vdekur dhe 270 të plagosur. Por, Van Leuw shtoi se “numrat mund të ndryshojnë”. 

Kompiuteri i një prej dy vëllezërve kamikaz, Ibrahim el Bakraoui u gjet në një kosh plehrash. Në PC u gjet një mesazh i tij, ku kishte shkruajtur: Duhet të nxitoj, nuk di ç’të bëj, nuk jam më i sigurtë.  

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO