Mesdhe, më shumë se 200 emigrantë
dyshohet të jenë mbytu

Mesdhe, më shumë se 200 emigrantë<br />dyshohet të jenë mbytu
MESDHE-Një organizatë spanjolle ka lëshuar alarmin se më shumë se 200 emigrantë mund të jenë mbytur në Mesdhe pranë brigjeve të Libisë.
 
“Proactiva Open Arms” ka deklaruar se ka gjetur trupat e 5 personave të pajetë pranë dy mjeteve lundruese të përmbysura, të cilat kishin mundësi të mbanin në bordin e tyre më shumë se 100 persona secila.
 
Një prej drejtuesve të grupit, Laura Lanuza është shprehur se pesë trupat e pajetë të nxjerrë nga ujërat e Mesdheut janë meshkuj të moshave të reja, të cilët duket se janë mbytur.
Lanuza ka shtuar se numri i emigrantëve të cilët mund të kenë humbur jetën mendohet të jetë të paktën 240.
 
Gjithashtu edhe një zëdhënës i Rojes Bregdetare italiane, ka konfirmuar 5 të vdekurit dhe është shprehur se Roja Bregdetare italiane, nuk mund të konfirmonte nëse numri i personave të mbytur është aq sa deklaron "Proactiva Open Arms".
 
Gjatë vitit të kaluar, të paktën 5 mijë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në Evropë përmes detit Mesdhe.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)