Anija turke Oruç Reis që shkaktoi tension në marrëdhëniet me shtetin grek pritet të përfundojë këtë të enjte misionin në Mesdheun Lindor për kërkimin e burimeve të gazit. Megjithatë, as ky fakt nuk po i nxjerr fundit konflikteve të ndezura greko-turke.
Sipas njoftimit të Navtex në Antalia u vendos që pas përfundimit të misionit të Oruç Reis, më 1-2 shtator marina turke do të zhvillojë trajnime ushtarake në Mesdheun Lindor. Megjithatë nuk është ende e qartë nëse vendet aleate do të marrin pjesë në këtë trajnim.
Ky vendim duket të jetë nxitur nga stërvitja ushtarake e një dite më parë, që Greqia, Franca, Qipro dhe Italia zhvilluan në të njëjtën zonë.
Mbrëmjen e djeshme presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin grek, ku sipas deklaratës për shtyp për Kyriakos Mitsotakis shprehu shqetësimin se veprimet destabilizuese të Turqisë, do të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe do të testojnë kohezionin e NATO-s.
Përfundimi i misionit të anijes kërkimore turke, lë shumë pikëpyetje në lidhje me atë që mund të ndodhë në të ardhmen, nëse Turqia do të rifillojë misionet e saj kërkimore në Mesdhe apo do të ulet në diskutime.
Sot ministrat e Jashtëm të Unionit, mes të cilëve edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit, Josep Borrell, do të diskutojnë mbi mundësitë për zgjidhjen e situatës edhe sanksionet e mundshme ndaj Turqisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lista e dëmeve që po bie mbi 'famën' e Elon Musk/ Nga sherret me sekretarët, dështimi i Teslas, shpërthimi i Starship dhe rreziku i rënies së DOGE
8 Mars, 15:34
-
Greqi/ Pas 3 ditëve debat në parlament, qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit: 157 vota kundër, 136 vota pro
7 Mars, 22:16
-
‘Shko bëj ndonjë fëmijë, ose birëso...!' Parlamenti grek përfshihet nga kaosi pas deklaratës së deputetit të Mitsotakis ndaj koleges! Kryeministri propozon shkarkimin e tij
7 Mars, 19:51
-
'Është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin', opozita greke mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mitsotakis
5 Mars, 18:51
-
Spahiu: Trump poshtëron miqtë Zelensky, Scholz, Macron, por lartëson armiqtë Putin, Kim Jong, Xi...
2 Mars, 19:04
-
Tërmetet në Santorini, kryeministri Mitsotakis viziton ishullin grek: Po përgatitemi për më të keqen, 3 milionë euro për ndërtimin e një porte shpëtimi
7 Shkurt, 15:44
-
Greqi/ Mbi 200 tërmete në 48 orë në Santorini dhe rajonet përreth! Mbyllen shkollat në 4 ishuj
2 Shkurt, 15:27
-
Lamtumira e Anastasit/ Dy kryeministrat takim 'kokë më kokë' pas ceremonisë, Rama: Jemi miq, gjithçka është në rregull! Mitsotakis: Çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog (VIDEO)
30 Janar, 19:58
-
Kryepeshkopi Anastas edhe me vdekjen ‘shoi luftrat’, bashkon diplomatët rus e ukrainas! Detajet që s'u panë nga ceremonia e lamtumirës
30 Janar, 19:06
-
VIDEOLAJM/ 'Rroftë çamëria’, qytetarët nuk ‘kursejnë’ Mitsotakis: Poshtë Beleri
30 Janar, 15:02
-
Kyriakos Mitsotakis: Kryepeshkopi Anastas, 'diplomati i dashurisë', urë miqësie mes popullit shqiptar dhe grek ( Fjala e plotë)
30 Janar, 12:58
-
Lamtumira për kryepeshkopin/ Rama: Erdhi si prift nga Greqia, iku si Anastasi i Shqipërisë! Mitsotakis: Diplomati i dashurisë, urë miqësie mes 2 popujve
30 Janar, 08:40