Mesdita sjell rënie të temperaturave... parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga shtim i vranësirave, ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes. Sipas MeteoAlb situata e atmosferike në vendin tonë do të vijojë e qëndrueshme duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat të jenë dominante. Gjate pasdites dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në zonat verilindore- juglindore duke sjelle reshje të pakta dëbore, ndërsa shira të dobët do të bien në zona të izoluara në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentii të Europës mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta. Ndërsa mbetet problematike situata në Europën Lindore KU reshjet e dendura të dëborës do të jenë prezente. Po ashtu, shira të dendur dhe erë të fortë do të përjetojnë brigjet e detit të zi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot