Mesfushori çek i hap sfidë Shqipërisë, Cerv: Shënoj në Tiranë

Mesfushori çek i hap sfidë Shqipërisë, Cerv: Shënoj në Tiranë

Lukas Cerv

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë muaj dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Më 16 dhe 19 nëntor në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 përballë do jenë Çekia dhe Ukraina. Tanët me gjashtë pikë janë në vendin e tretë (me pikë të barabarta me vendin e dytë, Gjeorgjinë) dhe kërkojnë kreun për të pasur shanse të vijojnë më tej. Ndeshja e parë i gjen tanët përballë kryesuesve të Çekisë (7 pikë).

Vëmendja është në sfidën me Çekinë dhe rivalët i kanë hapur sfidë kuqezinjve. Për këtë ka menduar Lukas Cerv i cili do të dëshironte që të festonte sërish shënimin e një goli, këtë herë kundër Shqipërisë në Tiranë. Në 4 takime ai ka realizuar vetëm 1 herë me kombëtaren në baraizmin 1-1 kundër Ukrainës.

“Roli im primar në fushë nuk është aspak që të bëj gola. Megjithatë, nëse krijohet mundësia, pse jo? Besoj se mund ta bëjmë si ekip dhe të marrim tre pikët. Trajnerët më thonë që kur të më jepet rasti, duhet të provoj patjetër të gjuaj. Se kam shënuar tashmë disa gola kështu. Nëse rasti më jepet ndaj Shqipërisë, atëherë do ta provoj”, tha Cerv.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia