Mesfushori i Kombëtares largohet pas tetë vitesh nga Brescia, Emanuele Ndoj: Mirënjohje, s'ju harroj

Mesfushori i Kombëtares largohet pas tetë vitesh nga Brescia, Emanuele Ndoj: Mirënjohje, s'ju harroj

Emanuele Ndoj kundër Romës

Emanuele Ndoj nuk është më pjesë e Brescias në Itali. Mesfushori që ka luajtur edhe gjastë takime me Kombëtaren largohet nga "Dallëndyshet" pas tetë vitesh.

Për herë të parë Ndoj u bashkua me Brescian në verën e 2016 nga të rinjtë e Romës, teksa veç prezencave në ekipin e parë të këtij ekipi luajti edhe për Cosenzan si i huazuar.

Në një reagim pas largimit, shqiptari 27-vjeçar ka thënë fjalë zemrë.

"E dashur Brescia, është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur gjithçka që ndjej tani. Pas gati 8 vitesh dhe 143 ndeshjeve të luajtura me këtë fanellë, ka ardhur koha për t’u ndarë. Është një përshëndetje plot emocione të përziera, por mbi të gjitha është një përshëndetje plot mirënjohje.

Kur mbërrita këtu, isha një djalë i ri me një ëndërr në zemër dhe Brescia më dha mundësinë për ta realizuar atë. Kam mësuar shumë gjatë kohës sime këtu, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, kam krijuar miqësi që do të zgjasin përgjithmonë dhe kam patur privilegjin ta mbaj veshur me krenari këtë fanellë", thotë Ndoj mes të tjerash.

Këtë sezon Ndoji ka luajtur vetëm dy takime në Serie B, duke vuajtur një dëmtim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?