Mesfushori/ Pjanic refuzon ofertat: Jam mire tek Juve

Mesfushori/ Pjanic refuzon ofertat: Jam mire tek Juve

Pjanic

Nëse duhet t’u besojmë fjalëve të Guardiolës, Manchester City është tërhequr nga gara për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, por për boshnjakun ka një interesim serioz nga Barcelona dhe Cheslea. Gjithsesi, 28-vjeçari ka një mesazh të qartë për bardhezinjtë, me të cilët dëshiron të fitojë Championsin.

Do të kënaqej edhe me një rishikim të vogël të kontratës, që i skadon në vitin 2021, duke kaluar nga 5 në 7 milionë euro në sezon. “Thonë që vlej 100 milionë euro? Do të thotë se po bëj shumë mirë në radhët e Juventusit. Mirëpo po dëgjoj edhe gjëra të tjera që më bëjnë të qesh. Unë ndihem shumë mirë me këtë grup dhe me trajnerin Allegri. Mendoj vetëm të punoj, të tjerat nuk varen nga unë”, deklaron mesfushori boshnjak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE