Ati i Shenjtë, Papa Françesku, drejtoi mbrëmjen e kësaj të shtune Meshën e shenjtë të Krishtlindjes, në sheshin "Shën Pjetri", në Vatikan.
Kreu i Kishës Katolike uroi që "ky të jetë viti i shpresës".
Gjatë meshës në prag të Krishtlindjeve, e katërta për Papa Françeskun, ai u lut për të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë botën. Papa apeloi për mbrojtjen e të pafajshmëve, si dhe të personave të prekur nga lufta, migrimi dhe varfëria.
Festimet në Vatikan kanë nisur prej disa javësh, ndërsa do të kulmojnë me meshën e së dielës në bazilikën e Shën Pjetrit, mesditën e të dielës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO