Më 1 janar Papa Françesku ka mbajtur meshën e parë për vitin 207 në qendër të së cili ishte figura amësore. Një meshë dedikuar tërësisht Marias dhe paqes.
 
‘Me Maria, Zoti-fëmijë mësoi të dëgjojë engjëjt, ankthet, gëzimet dhe shpresat e popullit të premtuar. Me të zbuloi veten si bij i popullit të shenjtë të Zotit’, tha Papa.
 
Në këtë botë individualiste dhe egoiste, Papa Françesku i ka cilësuar nënat si zgjidhje kundër kësaj tendence. Për të një shoqëri pa nëna do të ishte një shoqëri e ftohtë.
 
"Një shoqëri pa nëna do të ishte një shoqëri e ftohtë, një shoqëri që ka humbur zemrën, dhe ka humbur ‘shijen e familjes",  vijoi më tej Papa.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)