TIRANE-Në mesnatë ka nisur mesha e Krishtlindjes në Katedralen Katolike të ‘Shën Palit’ në kryeqytet duke nisur në këtë mënyrë fillimin e ditës së 25 dhjetorit, dita më e shënuar në besimin e krishterë, lindja e birit të perëndisë, Jezu Krishtit.
Mesha drejtohej nga arkipeshkovi katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.
Qindra besimtarë katolikë janë mbledhur në katedralen e ‘Shën Palit’ në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian mes lutjeve, ndezjes së qiririt dhe faljes siç është dhe rituali i kësaj dite.
Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com