GAZA - Zoti e bekoftë Gazën dhe Bregun Perëndimor. Ne të gjithë jemi një komb dhe ne të gjithë jemi duke luftuar për kauzën tonë. Kështu u shpreh udhëheqësi politik në mërgim Khaled Meshaal para se të linte pikën kufitare të Rafahut nga Gaza në Egjipt.
Gjatë vizitës së tij, Meshaal u takua me udhëheqësit palestinezë të fraksionit dhe mbajti një fjalim para dhjetëra mijëra personave pjesmarrës të shtunën me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Organizatës së Hamasit.
Në fjalën drejtuar pjesmarrësve në sheshin El Ketibe në perëndim të Gazës, udhëheqësi Meshaal tha se palestinezët nuk do të gjunjëzohen para Izraelit dhe se herët a vonë do të formohet një shtet i pavarur.
Vizita e Meshaal erdhi pas 45 vjetëve mërgim dhe tha se "kjo është ndjenja më e madhe që kishte pasur ndonjëherë dhe se dëshira për të puthur tokën e Palestinës u bë realitet."
Gjithashtu udhëtimi i tij vjen pas një armëpushimi që përfundoi pas tetë ditësh të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit. Kryeministri i Gazës Ismail Haniyeh tha se vizita e Khaled Meshal ishte e suksesshme dhe historike dhe shpresoj se ky është vetëm fillimi i kthimit për të gjithë popullin palestinez nga mërgimi në vendlindjen e tyre.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com