Meshkujt preferojnë më shumë brunet se biondet, ja katër arsyet thelbësore

Meshkujt preferojnë më shumë brunet se biondet, ja katër arsyet thelbësore

Foto ilustruese

Gjithmonë ka ekzistuar një ‘luftë’ e fshehtë mes femrave, nëse më të preferuarat ishin biondet apo brunet.

Bazuar në mitet e krijuara me kohën, thuhet se bjondet konsiderohen më seksi por jo shumë të zgjuara, e ndërsa brunet priren të jenë më inteligjente.

Mirëpo sot do të rrëzohet njëherë e mirë ky mit mbi preferencat e meshkujve.

Sipas studimeve janë 4 arsye thelbësore që meshkujt preferojnë më shumë brunet se sa biondet:

1-Brunet janë më misterioze

Sipas sondazheve të shumtë, femrat brune janë më të rezervuara në lidhje me gjërat e tyre. Ato japin më pak informacion te të tjerët. Misteri i tërheq meshkujt!

2-Brunet ecin me bukurinë e tyre, si nata

Nëse biondet bëjnë figurë ditën, e kundërta ndodh me brunet. Ato ndriçojnë me sensualitetin e tyre më shumë natën. Biondet janë pranvera dhe vera, ndërsa brunet janë vjeshta e dimri.

3-Shfaqin më shumë personalitet

Femrat brune përcjellin më shumë personalitet në sytë e meshkujve bukuroshë. Një mashkull tërhiqet nga një femër, e cila rrezaton një karakter të fortë.

4-Burrat i konsiderojnë brunet si nënat më të mira për fëmijët e tyre

Ky përfundim del nga një studim i udhëhequr nga Universiteti Augsburg në Minesota, i publikuar në “Journal of Social Psychology”. Mesa duket, për ta brunet janë më të përgjegjshme për familjen.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave