Mesi kalon Ronaldon, Juve e Bayern
prekin titullin, Arsenali ngjitet i treti
Barcelona vazhdon serinë e fitoreve edhe përballë Eibar duke shmangur surprizat në prag të ndeshjet së kthimit për Champions League përballë Manchester City.
Barcelona vazhdon serinë e fitoreve edhe përballë Eibar duke shmangur surprizat në prag të ndeshjet së kthimit për Champions League përballë Manchester City. Katalanasit janë mjaftuar me dy golat të Mesit ndaj Eibar, i cili kaloi edhe Ronaldon në kampionat duke arritur shifrën e 32 të tillëve brenda edicionit.
Barcelona aktualisht ndodhet 4 pikë para Realit, por të dielën në 21:00 pritet përgjigja e kampionëve të Europës dhe Ronaldos. Ndërsa Atletiko është ndaluar edhe nga Espanjol duke humbur ritmin.
Premier LeagueArsenali shpartalloi West Ham 3-0 duke shënuar fitoren e 5 radhazi në kampionat. Autorët e golave për ekipin e Venger ishin Giroud, Ramsey dhe Flamini.
Arsenali me këtë fitore arrin në kuotën e 57 pikëve, dhe renditet në vendin e tretë. Në ndeshjet e tjera që u zhvilluan spikat fitorja e thellë e Aston Villa përballë Sanderland 0-4.
Serie AJuventusi prek titullin e radhës kampion në Itali, duket se nuk do të ketë më histori në Serie A, pasi bardhezinjtë shkëputen +14 pikë nga Roma që mban vendin e dytë. “Zonja e Vjetër” mori maksimumin edhe përballë Palermos jashtë fushe edhe pse iu desh që të priste 70 minuta për t’iu falur golit të spanjollit të dalë nga akademia e Realit të Madridit, Alvaro Morata.
Fitorja qetëson Juventusin në prag të ndeshjes së kthimit për Champions Leaguen ndaj Dortmundit në Gjermani.
BundesligaEdhe në Gjermani duket se gjithçka është mbyllur shumë javë përpara se të përfundojë kampionati, pasi Bayerni nuk ka rivalë. Verder Bremen ka pësuar humbjen e radhës përballë kampionëve të Gjermanisë em rezultatin e thellë 0-4.
Ekipi i drejtuar nga Guardiola është kthyer në një makineri golash, teksa tashmë përpos shkëputjes me 14 pikë po thellon edhe golavarazhin. Autorët e golave ishin, Levandovski me dopietë, Alaba dhe Muler. Në ndeshjet e tjera Paderboni i Mehës humbi, ndërsa Shalke barazoi.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9.4%
-
Shëndet
71.1%
-
Mirëqënia
19.5%
Vota total: 657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA, makina përplas turmën e njerëzve që festonin Vitin e Ri, dyshohet për 10 viktima
1 Janar, 12:41
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Diaspora kërkon të votojë me dokumente të skaduara! Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave
1 Janar, 12:26
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
EKSKLUZIVE! Koliqi, Shantoja, Kurti, Deda, Krishtlindja gjendje shpirtërore! Ardian Ndreca, Esencë
1 Janar, 12:05
-
Si të arrini planet në Vitin e Ri
1 Janar, 11:49
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48
-
Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit "Gjergj Kastrioti"! Spektakli I fishekzjarreve
1 Janar, 11:38
-
Greqi/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën
1 Janar, 11:36
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet
1 Janar, 11:14
-
Pas 8 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë, më në fund, një marrëveshje divorci
1 Janar, 11:02