Mesi: Reformë në administratë
KE:Mbështetje,duhet plan i qartë

Mesi: Reformë në administratë<br />KE:Mbështetje,duhet plan i qartë
TIRANE-Zv/ Kryeministrja Senida Mesi ka deklaruar se qeveria do të respektojë ligjin për nëpunësin civil, por administrata do të reformohet për më tepër shërbime për qytetarët dhe transparencë.
 
Në tryezën e realizuar për reformën në administratën publike, Mesi u shpreh gjithashtu se qeveria do të eliminojë burokracitë dhe do të mbështesë nëpunësit në ristrukturimin që u është bërë ministrive.
 
Reforma në administratë parashikon më tepër shërbime dhe transparencë. Realizimi i reformës kalon nga reformimi ligjor për administratën.
 
Ristrukturimi është në themel të komunikimit me qytetarët. Qeveria do të respektojë ligjin për nëpunësin civil, por do të përmirësojmë procedurat e rekrutimit.
 
Vlerësojmë mbështetjen e BE për reformën në administratë
” deklaroi Mesi.
 
Ndërsa Michela Matuella, Përfaqësuese e Komisionit Evropian – Shefe e Njësisë për Shqipërinë & Bosnjen theksoi se KE do të mbështesë reformat.
 
Riorganizim për reformimin e administratës. KE do të mbështesë reformat. Duhet të ketë një plan të qartë për në vijim.
 
Duhet të analizohen zhvillimet në vend. Ka disa angazhime e politika për organizimin e administratës që do të ndikojë në reformën në administratë.
 
Kemi parë deri tani ndryshime thelbësore
” deklaroi ajo në tryezën e zhvilluar sot paradite në Tiranë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor