Mesila Doda: Duhet pakt kombëtar
për reformën zgjedhore e drejtësinë

Mesila Doda: Duhet pakt kombëtar<br />për reformën zgjedhore e drejtësinë
Deputetja Mesila Doda përsëriti nga Sukthi i Durrësit propozimet e PDIU-së, për klasën politike shqiptare, si mundësi për daljen nga kriza që ka mbërthyer vendin.

Nga Durrësi Doda ka hedhur idenë e një pakti kombëtar për reformën zgjedhore, për integrimin e vendit dhe për reformën në drejtësi.
 
Në takimin e organizuar me simpatizantë dhe përkrahës të PDIU-së ku ishte i pranishëm edhe kryetari i PDIU-së në Durrës, Krenar Lasko, Sekretarja e Përgjithshme theksoi se “ne të gjithë duam të shkojmë në zgjedhje, por duhet të shkojmë si njerëz që kemi siguri. Opozita kërkon më shumë mekanizma shtesë për garantimin e zgjedhjeve dhe ka gjithë të drejtën e zotit për t’i kërkuar këto garanci”.
 
Deputetja Mesila Doda bëri me dije edhe disa nga propozimet e tjera të PDIU-së.
 
“Cili janë propozimet që ne bëjmë? PDIU propozon që Drejtori i Policisë dhe gjithë zinxhiri drejtues i policisë, të jenë persona teknikë dhe të jenë të vendosur me konsensus të plotë nga të gjitha palët. Ky është propozimi ynë i parë për të rritur shkallën e sigurisë për zgjedhjet e ardhshme. Ne kemi propozuar edhe që një grup prokurorësh të instalohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të evidentojë çdo shkelje të fushatës zgjedhore dhe gjatë numërimit të votave. Rreth 500 mijë vota prodhojnë 0 deputetë, kjo sepse dy partitë e mëdha kanë rënë dakord që ti ndajnë mes tyre këto vota dhe të prodhojnë mandate shtesë për veten e tyre. Ky sistem zgjedhor ka prodhuar 7 mandate shtesë për një forcë politike dhe 9 mandate shtesë për forcën tjetër. Kjo është vjedhja që i bëhet qytetarëve të Shqipërisë ditën për diell. Prandaj ne duhet ta thyejmë këtë pakt kriminal, me qëllim që ne të hyjmë të lirë në procesin zgjedhor dhe të kemi mundësi që secili të marrë përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Shqipërisë, sipas rezultateve. Propozimi tjetër i PDIU-së është ndryshimi i sistemit zgjedhor, jo koalicioneve parazgjedhore, koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve dhe një sistem proporcional me një zonë zgjedhore, sepse Shqipëria meriton të jetë një zonë zgjedhore, nuk ka arsye pse të ndahemi në 12 zona. Kjo është një mundësi e mirë për të hyrë në Parlament dhe për të paraqitur në mënyrë dinjitoze votën e qytetarëve, por mbi të gjitha të kemi mundësi që të sjellim një Parlament të drejtë ku vota e qytetarëve vlerësohet në mënyrë të barabartë”,
u shpreh deputetja Mesila Doda.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve