Mesila Doda: E turpshme që
gratë brohorasin për një burrë

Mesila Doda: E turpshme që<br />gratë brohorasin për një burrë
Një vit më parë, Mesila Doda, aktualisht deputete e PDIU, atëherë pjesë e grupit parlamentar të PD, ishte promotore e një aktiviteti me gra në Kuvendin e Shqipërisë, në ditën Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Këtë vit, jo vetëm që nuk ka uruar për 8 marsin, por Doda ka kritikuar aktivitetet e qeverisë për këtë festë.

Ajo e quan të turpshme mbledhjen e grave me 8 mars që të brohorasin për një burrë. “Është e shëmtuar, është e turpshme, është maskiliste, thënë ndryshe është anti-feministe, që t’i mbledhësh gratë me 8 mars qe te brohorasin për një burrë, nga cilido krah politik qoftë ky burrë. Ju lutem mos i përdorni si mall marketingu edhe me 8 mars. Të paktën këtë ditë lërini t'ja kushtojnë vetes, problemeve që kanë dhe gëzimit që duan t’i japin mikeve, familjes e fëmijëve...Boll 364 ditë, kursejani përdorimin edhe ditën e festës së tyre”, shkruan në Facebook, Mesila Doda.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'