Mesila Doda: Kanë frikën e
PDIU-së dhe rritjes progresive

Mesila Doda: Kanë frikën e<br />PDIU-së dhe rritjes progresive
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me banorë të Njësisë nr.4 në Tiranë.

Në këtë takim merrte pjesë deputetja Mesila Doda dhe kandidatët e PDIU-së në qarkun e Tiranës, Marin Rami dhe Alfred Deshati.

Deputetja Doda u shpreh se PDIU do të ketë grupin e saj parlamentar. Sipas saj sondazhet e fundit nuk mund të merren parasysh, pasi të gjithë kanë frikën e PDIU-së dhe rritjes progresive gjeometrike përgjatë kësaj kohe.

“E keni dëgjuar që kanë dalë kompanitë e sondazheve dhe kanë thënë që PDIU-ja nuk ekziston? Unë nuk e di se si ka mundësi që PDIU të ketë 3000 votues kur ka më shumë se 6000 anëtarë, por di se si një kompani nuk paguan njerëzit për të cilët bëjnë sondazhet dhe këtë do të keni mundësi që ta shihni edhe në ditët në vazhdim. Di që disa sondazhe bëhen nga numrat telefonikë që vijnë nga selitë e partive.

Por kjo mua më bën të lumtur, e dini pse? Sepse kanë frikën e PDIU-së dhe rritjes progresive gjeometrike që ne kemi pasur përgjatë kësaj kohe. Ndaj i drejtohem manipulatorëve, i drejtohem atyre që mendojnë se mund të trembin njerëzit që të mos besojnë më tek forcat e mëdha politike.

E keni të kotë. Koha juaj ka mbaruar, sistemi juaj ka rënë sepse jeni tallur me njerëzit dhe vazhdoni të talleni edhe sot. PDIU do të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve të 25 qershorit”,
u shpreh Doda.

Kandidatja për deputete e PDIU-së në qarkun e Tiranës tha se në programin e PDIU-së, është edhe rikthimi në skemën e ndihmës ekonomike i personave që janë përjashtuar deri më tani.

“Të gjithë ata që janë përjashtuar padrejtësisht nga skema sociale, të gjithë ata që sot vuajnë, do të duhet të kenë jo vetëm mbështetje sociale, por një mbështetje dinjitoze të asistencës sociale. Nuk mund të jetë dot një familje me 50 000 lek të vjetra që të shkoj deri në fund të muajit, por kërkohet të paktën minimumi jetik të respektohet për të gjthë familjen. Ky është prioriteti i prioriteteve. Kemi parë që nëse mbaje në shtëpi një televizor, që ta kishte falur komshiu, mund të ishte edhe i vjetër, të ikte asistenca. Unë nuk e di pse reformat në këtë vend vijnë vetëm që t’i heqin lek njerëzve dhe nuk vijnë që t’i japin lek njerëzve”, tha deputetja Mesila Doda.

Kandidati tjetër i PDIU-së Marin Rami tha se : “PDIU nuk mund të jetë një parti e vogël, kur pjesë e saj janë mijëra patriot shqiptarë që e duan Atdheun”. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët